Vuçiç: Përparimi në dialog me Prishtinën është i rëndësishëm, do të sjellë investitorë më shpejt

schedule10:28 - 15 Korrik, 2021

schedule 10:28 - 15 Korrik, 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur rreth vazhdimit të dialogut, pasi takimi i radhës pritet të mbahet më 19 korrik.

Vuçiç tha se delegacioni i Beogradit po shkon në Bruksel për të diskutuar dhe zgjidhur probleme specifike, si tema e personave të zhdukur e të tjera.

Ai thekson se progresi është i domosdoshëm gjatë negociatave të reja, por e gjithë kjo thotë se do të ndodhë nëse është e mundur.

Sipas mediave në Serbi, Vuçi} këtë deklaratë e ka bërë pas vizitës në një fabrikë, ndërsa ka theksuar se dialogu me Prishtinën është i rëndësishëm për vendin, teksa tregoi edhe arsyet.

“Dialogu me Prishtinën është i rëndësishëm për të gjithë vendin tonë, sepse kur të përparojmë në të, ne do t’i sjellim investitorët më lehtë dhe më shpejt”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!