Vuçiç pas “samitit virtual”: Serbia nuk pranon ultimatume

schedule12:38 - 10 Korrik, 2020

schedule 12:38 - 10 Korrik, 2020

Ka përfunduar “samiti virtual” i Parisit, ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiç thotë se Serbia nuk pranon ultimatume.

Lideri serb ka deklaruar se shteti i tij është i gatshëm të flasë rreth hapave për përmirësimin e marrëdhënieve, por jo edhe për ultimatume, duke paralajmëruar se të dielën do të organizohet një video-konferencë, si fillim formal i dialogut Kosovë-Serbi, teksa të enjten edhe takimi zyrtar në Bruksel.

“Pala shqiptare ka dalë me kërkesa që janë: ruajtja e integritetit territorial dhe kushtetues të Kosovës, njohja e qëndrueshme të ndërsjellë dhe jo modelin e dy Gjermanive, anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe që shtetet tjera ta pranojnë Kosovën, e pastaj do të merren me çështjet e të zhdukurve dhe dëmet e luftës. Unë kam thënë se e gjitha kjo është e pakuptimtë, se jam i gatshëm të flasim dhe të bëjmë hapa të vegjël”, ka thënë presidenti i Serbise.

Vuçiq ka thënë se do të jenë nën presion të madh dhe njëkohësisht po përballen me “me qasje totalisht joreale të shqiptarëve të Kosovës që duan çdo gjë, e Serbia të mbetet pa asgjë”.

“Ne marrim pjesë në dialog nën ombrellën e BE-së, është e rëndësishme për ne”, ka shtuar presidenti serb.

“Pala shqiptare kanë thënë se asociacioni komunave serbe nuk është në përputhje me Kushtetutën e tyre. Nëse nuk jeni në gjendje ta plotësoni këtë për shtatë vjet e gjysmë, si mendoni të plotësoni gjërat tjera”, është shprehur Vuçiç.