Vuçiç: Pas heqjes së taksës do të ketë presion të jashtëzakonshëm ndaj Serbisë

schedule23:41 - 26 Shkurt, 2020

schedule 23:41 - 26 Shkurt, 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se pas heqjes së takës nga Kosova, ai pret një presion të jashtëzakonshëm ndaj Serbisë dhe se është çështje kohe përpara se nga Serbia do të kërkohet që de facto ose de jure ta njohë Kosovën, me qëllimin për ta anëtarësuar (Kosovën) në OKB.

“Qëllimi i tyre është ta anëtarësojnë Kosovën në Kombet e Bashkuara dhe kjo është thelbi i gjithçkaje. Kjo është ajo që duhet të presim. Çështja është se kur do të ndodhë, nëse në tre muaj, gjashtë muaj, apo një vit”, është shprehur Vuçiç.

I pyetur për zëvendësimin e taksës me reciprocitet, Vuçiç ka thënë se së pari duhet të presë dhe të shohë se çfarë do të vendosë Prishtina për taksën dhe nëse do të kërkojë reciprocitet, por që nuk do të ketë dyshim se do të ketë presion mbi Serbinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!