Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vuçiç paralajmëron shtyrje të takimit të 2 shtatorit

schedule13:59 - 21 Gusht, 2020

schedule 13:59 - 21 Gusht, 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur për mundësinë e shtyrjes së bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë të planifikuar të mbahen më 2 shtator në Uashington të SHBA-ve.

Ai tha se ende asgjë nuk është vendosur, por ka sinjale se mund të ketë një shtyrje “prej dy ditësh, ose diçka të tillë”.

Lideri i Serbisë u tha gazetarëve se nuk e di se cilat tema do t’i paraqesin, përveç temave të ekonomisë, për të cilat tashmë janë informuar.

LEXO EDHE: Takimi Kosovë-Serbi mund të shtyhet, pritet që pjesë e tij të jetë Presidenti Trump

“Unë do të doja që të ishin vetëm tema ekonomike, nuk e di nëse do të paraqiten tema tjera, pasi për dialogun politik dhe çështjen e statusit është përgjegjës Bashkimi Evropian, por nuk e përjashtojmë mundësinë e ndonjë befasie”, ka thënë Vuçiç në Batajnicë, ku ai mori pjesë në një ushtrim të njësive të Forcave Ajrore të Ushtrisë Serbe.

Nga ana e qeverisë së Kosovës ende nuk ka një njoftim për shtyrjen e takimit. Ndërsa mediat në Kosovë kanë raportuar se takimi mund të mbahet në 4 shtator. dhe në këtë takim mes përfaqësuesve serbë dhe kosovarë të jetë edhe vetë Presidenti amerikan, Donald Trump. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!