Vuçiç paralajmëron referendum për çështjen Kosovë-Serbi: Populli do të vendosë në fund

schedule21:49 - 29 Qershor, 2021

schedule 21:49 - 29 Qershor, 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar mbajtjen e një referendumi të mundshëm për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Vuçiç gjatë një interviste televizive tha se Serbia është e gatshme të bëjë kompromis për marrëveshjen finale me Kosovën, ndërsa theksoi se populli do ta japë fjalën e fundit lidhur me të.

“Serbia është e gatshme për kompromis, Serbia sigurisht që është e gatshme të diskutojë për një kompromis dhe është populli ai që do të vendosin në fund”, deklaroi ai.

Sipas Vuçiç, një konflikt i ngrirë do të mund të dërgonte në një katastrofë dhe “konflikt që askujt nuk i duhet”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!