Vuçiç: Nuk është e vertetë që Kosova ishte serbe që nga lashtësia

schedule11:50 - 27 Nëntor, 2018

schedule 11:50 - 27 Nëntor, 2018

Në një intervistë televizive Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç hodhi poshte zërat se Kosova i përkiste Serbisë që nga lashtësia. Vuçiç pranoi se Serbia ka luftuar për atë territor, por gjithmonë ka pësuar humbje.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për televizionin shtetëror RTS, ka folur përsëri për Kosovën. Këtë herë ai u përqëndrua në aspektin historik. Vuçiç dha një deklaratë disi suprizuese sa I përket një pretendimi për Kosovën.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Njerëzit mendojnë se Kosova është e jona nga kohërat e lashta, por kjo nuk përputhet me të vërtetën. Kemi pasur probleme, gjithmonë kemi luftuar për atë hapësirë dhe gjithmonë kemi humbur. Sipas regjistrimit të popullsisë më 1991 kemi pasur vetëm 17 për qind të popullsisë tonë në Kosovë, nga viti 1981 kemi qenë të rrezikuar. Para kësaj periudhe, numri i serbëve ishte më i lartë në vitin 1955, por më pas nisën presionet nga migrimi shqiptar. Ata ishin shumë të disiplinuar dhe dhanë gjithçka për të vetin, shtetin e tyre shqiptar, e ne kemi qenë plotë kompromise, madje e kemi lëshuar edhe vendin”.

Presidenti serb thotë se në njërën anë shikon se serbët që dëshirojnë zgjidhje të problemit të Kosovës, e në anën tjetër hasë në bllokadën e Prishtinës. Ai potencoi se Bashkimi Evropian nuk ka qëndrim të njëjtë ndaj shqiptarëve dhe serbëve.

“Ata duhej të reagonin në 10 për qind taksën doganore ndaj mallrave serbe], por nuk reaguan. A është zgjidhje të themi se për këtë arsye nuk duam të hyjmë në BE? Nuk është. Shqiptarët kanë gjithë mbështetjen e tyre. Ata po sillen sipas dëshirës së tyre, shpallin krijimin e ‘Shqipërisë së madhe”. Nuk është zgjidhje që unë tani të paralajmëroj krijimin e ‘Serbisë së Madhe”. Kjo nuk është mençuri. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm dhe të punojnë në përmirësimin e ekonomisë dhe të gjitha sferave të tjera”.

Ndërkohë, ndër të tjera ai komentoi edhe mbledhjen e dy qeverive, atë të Shipërise dhe Kosovës, duke mos lënë anash as fotografinë e përbashkët ku liderët bënë shqiponjën me duar. “Duken më shumë si pula se sa si shqiponja” tha Vuçiç gjatë një interviste për RTS./abcnews.al