Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Beogradi nuk do ta njohë Kosovën, pavarësisht paralajmërimit të kryeministrit Haradinaj për mbajtjen në fuqi të taksës prej 100 për qind për mallrat serbe. Ndërkohë, Vuçiç është shprehur i alarmuar nga lajmi për krijimin e ushtrisë së Kosovës, i dhënë nga Prishtina gjatë vizitës së komisionerit Hahn.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, e ka cilësuar si lajm të keq reagimin e Kosovës pas vizitës së komisarit të BE-së, Johanes Hahn. Ai ka thënë se gjatë takimit e ka njoftuar Hahn për dëmin që mund të sjellin vendimet e Kosovës. Një takim gati sa i fshehtë në Serbi ka bërë që presidenti serb të pret reagimet së pari nga Kosova. Ditë të vështira ka paraparë në të ardhmen.
Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Të mendohen pesë herë para se të na çojnë në një katastrofë të përgjithshme. Kjo e sotmja tregon se shqiptarët gjithmonë kanë pritur vetëm njohjen e pavarësisë së Kosovës pas ndikimit ndërkombëtar. Por ne nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës, pavarësisht presioneve. Do të mundohemi që pasojat t’i bartim ne si politikanë dhe jo populli”.
Vucic njoftoi se kësaj jave për shkak të krizës në Paris, presidenti francez ka anuluar vizitën e tij. Ndërkombëtarët janë duke mbështetur Kosovën dhe ka thënë ushtria e Kosovës është një plan kundër mundësisë për marrëveshje.
Aleksandër Vuçiç: “Asnjë serb nuk do të jetë në institucionet e Prishtinës. Por nëse policët tanë nuk qëndrojnë në veri, kjo do të ishte një katastrofë. I kemi lutur të rrinë që të ruajnë paqen. Kemi punë me njerëz që të zemëruar marrin vendime për taksën dhe ushtrinë. Asnjë dokument, përfshirë ligjet e Kosovës, nuk i jep të drejtë Prishtinës për formimin e ushtrisë”.
Vucic theksoi se Kosova i bën më pak së një për qind dëm ekonomisë serbe, por qëllimi është spastrimi etknik./abcnews.al