Vuçiç mohon gjenocidin serb në Kosovë: S’dua ta fyej ambasadorin, ai tha çfarë mendon Gjermania

schedule16:55 - 9 Prill, 2021

schedule 16:55 - 9 Prill, 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ka komentuar sot deklaratën e ambasadorit gjerman në Beograd, se bombardimi i Jugosllavisë ka qenë i nevojshëm për të parandaluar gjenocidin serb në Kosovë

Vuçiç ka thënë se shpjegimin e njëjtë për bombardimin e kanë të gjitha 19 shtetet të cilat kanë participuar në ndërhyrjen ushtarake.

Ai ka shtuar se është i bindur që s’ka pasur qëllime për gjenocid dhe se sipas Vuçiçit askush s’ka arritur ta provojë që ka pasur përpjekje për gjenocid.

 

Kreu i shtetit serb më tej ka thënë se për atë çfarë ka ndodhur në vitin 1999 të gjithë kanë pikëpamje të ndryshme.

“Të gjitha 19 shtetet që morën pjesë në bombardime kanë të njëjtin shpjegim. Ambasadori Schieb s’ka thënë diçka ndryshe. Unë e njoh atë si njeri që ka sjellë investime këtu dhe që e do Serbinë”, ka thënë Vuçiç.

Gjithashtu ai është shprehur se Schieb në ato momente është dashur të përgjigjej në vijë me politikën gjermane.

“Nuk më shkon mendja ta fyej personalisht, sepse ai nuk e meriton”, ka thënë Vuçiç.