Vuçiç: Marrëveshja në SHBA s’është politike, pozicioni ynë ndaj Kosovës s’ka ndryshuar

schedule15:10 - 14 Tetor, 2020

schedule 15:10 - 14 Tetor, 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se pozicioni i Serbisë ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar as pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Uashington.

“Sa i përket pozicionit të Serbisë, ai ka mbetur i pandryshuar”, u përgjigj Vuçiç në pyetjen e një gazetari nw Beograd.

Lideri serb theksoi se marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ka të bëjë vetëm me normalizimin ekonomik, duke thënë se “s’ka asgjë politike”,

Presidenti i Serbisë theksoi se ai nuk ishte optimist për sa i përket zgjidhjes së çështjeve politike.

“Është e qartë se po përballemi me një proces shumë të gjatë, të vështirë do të thoja dhe të dhimbshëm për një kompromis, nëse kjo është e mundur”, u shpreh Vuçiç.

Mw tej, ai shtoi se Serbia do ta mbrojë territorin e saj pa u bashkuar me ndonjë strukturë ushtarake.

“Serbia nuk do të bashkohet kurrë me NATO ose ndonjë strukturë tjetër ushtarake. Do të jetë një shtet i pavarur, autonom, i lirë që i përmbahet politikës së neutralitetit ushtarak”, tha ai.

Sipas tij, Serbia kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Rusisë edhe në rastin e presionit ndaj Beogradit.

“Serbia nuk ka vendosur dhe kurrë nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Përkundër faktit që ne ishim nën presion dhe ndoshta do të jemi nën presion, ne jemi në rrugën evropiane, por ne do të mbajmë pozicionin tonë dhe nuk do të prishim marrëdhëniet me Rusinë”, përfundoi Vuçiç.

Më 4 shtator, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nënshkruan një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!