Vuçiç mandaton një mjek/ Formimi i qeverisë së re në Serbi, në 18 prill

schedule22:37 - 6 Prill, 2025

schedule 22:37 - 6 Prill, 2025

Endokrinologu Gjuro Macut është mandatari i ri për formimin e Qeverisë së Serbisë. Lajmi u dha nga presidenti serb aleksander vucic I cili njoftoi se qeveria e re do të zgjidhet në 18 prill.

Mjeku Gjuro Macut ka përfunduar specializimin në endokrinologji. Është shef i repartit për tumoret e sistemit endokrin në Klinikën e Endokrinologjisë të Serbisë.

Presidenti serb më herët zhvilloi konsultime me partitë parlamentare për mandatarin e qeverisë së re.

Opozita parlamentare kishte paralajmëruar më parë se nuk do të merrte pjesë në këto konsultime. Ata kishin propozuar formimin e një qeverie kalimtare, propozim që është refuzuar nga përfaqësuesit e pushtetit në Serbi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!