Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka komentuar sot adresimet në gjuhën serbe të kryeministri të Kosovës, Albin Kurit, përmes të cilave njoftonte dhe u sqaronte serbëve të Kosovës vendimet për punën e targave dhe për mundësinë e regjistrimit të veturave të tyre me tabela të Republikës së Kosovës.
Vucic ka thënë se “Kurti është i bindur që duke folur në gjuhën serbe, ai do t’i bindë serbët të dorëzohen, sepse ata duan t’iu tregojnë se Mitrovica nuk është Serbi”.
Vucic sot ka treguar se me 1 shtator do të hyjë në fuqi vendimi i Kosovës për targat, derisa ka treguar se do t’i pranojnë dokumentet e Kosovës me një përshkrim ku thuhet se nuk nënkuptojnë njohje të pavarësisë, derisa ka kërkuar që serbët e Kosovës të përjashtohen nga lëshimi i një dokumenti të tillë dhe të dalin e hyjnë brenda territorit të Republikës së Kosovës sa herë të duan./Express/