Vuçiç: Kam mësuar shumë nga kancelarja Merkel

schedule14:13 - 14 Shtator, 2021

schedule 14:13 - 14 Shtator, 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot se ka mësuar shumë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe se është krenar për vizitën e saj në Serbi.

Ai theksoi se Merkel si udhëheqëse e madhe dhe Gjermania si një fuqi, tregoi respekt të madh për Serbinë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për të komentuar vizitën e Angela Merkel në Beograd, Vuçiç tha se ai kishte emocione të veçanta për këtë çështje dhe se kancelarja incizoi Procesin e Berlinit, që ishte një qasje më ndryshe dhe pragmatike në rajon. Vuçiç gjithashtu theksoi se Gjermani është partneri më i madh tregtar i jashtëm i Serbisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!