Vuçiç: Kam folur me Abazoviçin, Mali i Zi duhet t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

schedule16:52 - 4 Prill, 2023

schedule 16:52 - 4 Prill, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se Mali i Zi ka të drejtën të vendosë nëse do t’i bashkohet nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Vuçiç beson se për qytetarët e Malit të Zi do të ishte më mirë nëse kjo do të ndodhte, shkruan Vijesti.

Në Itali, ku vizitoi një panair të verës, Vuçiç tha se e përgëzoipPresidentin e sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, por nuk foli me të për “Ballkanin e Hapur”, por këtë e diskutoi me kryeministrin Dritan Abazoviç.

“Kam folur me Dritan Abazoviçin për këtë dhe ai shprehu pa mëdyshje dëshirën që Mali i Zi t’i bashkohet nismës. Mendoj se është e mirë dhe e dobishme për Malin e Zi, por ne nuk dëshpërohemi edhe nëse nuk e bëjnë, është e drejta e tyre sovrane të vendosin”, theksoi ai.

Vuçiç nënvizoi se anëtarët e “Ballkanit të Hapur” i marrin vendimet e tyre  dhe vendosin me konsensus se çfarë ua lehtëson jetën qytetarëve të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!