Presidenti serb Aleksander Vuçiç këtë të premte ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Støre, ku është shprehur se dialogu Prishtinë – Beograd është rruga e vetme për të gjetur një zgjidhje kompromisi duke shtuar se Beogradi mbetet i përkushtuar për paqe dhe stabilitet.
Vuçiç ka thënë se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Norvegjisë edhe pse janë të mira në të gjitha fushat ka vend edhe për përmirësim të dialogut politik në nivelet më të larta, përfshirë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Vuçiç theksoi nevojën e një forumi serbo-norvegjez dhe mundësitë që mund t’i hapë për bashkëpunim. Në telefonatën me kryeministrin norvegjez ai i kërkoi që investitorët norvegjezë ta rrisin prezencën në tregun e Serbisë./abcnews.al