Vuçiç flet për paqe: Serbisë nuk i duhet lufta, kemi nevojë për politikë të mençur

schedule13:56 - 19 Shkurt, 2020

schedule 13:56 - 19 Shkurt, 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia nuk do ta përballonte një luftë të re, prandaj, kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duhet të angazhohet për bisedime. Vuçiç komentoi gjithashtu deklaratën e Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, se është lajm i rremë se SHBA ka një plan për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së Kosovës.

“Sa herë të ketë fuqi të mëdha perëndimore, të cilat ndërhyjnë, të gjithë do të kërkojnë gjysmën e Serbisë. Puna e jonë është që kësaj t’i kundërvihemi”.

I pyetur se cila do të ishte alternative nëse nuk ka bisedime, Vuçiç tha se Serbisë nuk i duhen konfliktet.

“Vetëm lufta është alternativë, ndërsa neve nuk e duam. Neve na duhen dekada paqe sepse vetëm kështu do të kishim kudo në Serbi klinika të reja. Neve organikisht nuk do ta mbijetonim. Pas luftërave ballkanike, Luftës së Parë e të Dytë Botërore, luftërat e viteve të nëntëdhjeta… këtë ne nuk do ta përballonim. Kemi nevojë për politikë të mençur”, u shpreh Vuçiç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!