Presidenti Aleksandar Vuçiç ka reaguar për deklaratën e tij se konfliktet e ngrira, siç e quajti ai atë të Serbisë dhe Kosovës sjellin përplasje të armatosura.
Të enjten, Vuçiç tha se rajoni i Nagorno-Karabakhut është dëshmi se si mund të kthehen përleshjet e armatosura si pasojë e konflikteve të ngrira, ndërsa iu referua Kosovës.
Lexo edhe: Vuçiç kërcënoi me luftë, mediat serbe “provokohen” nga përgjigja e Ramës
Por Vuçi duket se nuk tërhiqet nga kjo deklaratë, duke e cilësuar atë të qartë.
Ndërsa reagimet e liderëve në Kosovë për këtë kërcënim, ai ka thënë se janë histerike.
”Ata kanë probleme të brendshme, deklarata ime ishte precize dhe e qartë. Kam folur për atë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjell përplasje të armatosura, gjë që nuk e dëshiron askush”, ka thënë Vuçiç. g.v/abcnews.al