Ngjarja e rëndë në Ibër Lepenc vazhdon të mbetet pa autor ndonëse ka disa hipoteza mbi dinamikën e ngjarjes.
Eksperti i gjeopolitikës, Kreshnik Osmani u shpreh për studion e ‘360 gradë’ se kjo ngjarje është terroriste.
Sipas tij, gishti i Kurtit ndaj Serbisë nuk është i gabuar dhe se Vuçiç synon ta bëjë pjesë të axhendës mes Trump dhe Putin dhe të tregojë që siguria në Kosovë është e cënuar.
“Është një ngjarje që duhet parë në kontekst më të gjerë të zhvillimeve gjeopolitike. Gishti i Kurtit u drejtua atje dhe mund ta ketë përdorur përpara zgjedhjeve për ta kapitalizuar politikisht. Nuk do të thotë gjë që gishti është drejtuar gabim. Sulmi është terrorist dhe Alexandër Vuçiç ka një interes që kordinohet me interesat e Vladimirit për të aktivizuar zonat e tensioonit të lartë.
Ka marrë një sulm terrorist, ka marrë një kërcënim nga gangsterat është njësoj si të themi që Kosova duhet të jetë pjesë e Serbisë sepse serbët i kemi në rrezik atje. Kemi në një kontekst gjeopolitik. Dhomat e errëta të Serbisë i ka në dritë të diellit. Ish shefi I sigurisë sekrete serbe ka shkuar 10 herë në Moskë dhe është përgjegjës për mesazhet e Moskës për Ballkanin. Përfitimi është që VuçIç të bëjë pjesë të axhendës ,mes Trump dhe Putin të fus dhe paketën e Kosovës dhe të hedh tezën e ndarjes së Kosovës dhe aneksimit të saj. E bënë për të treguar që nuk ka siguri dhe do i marrim ti kalojmë në anën tonë dhe ta bëj cështjen më të lehtë për ta kaluar te trump në 20 janar. “ – u shpreh ai. / abcnews.al