Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, biseduan sot përmes një video-konference.
Ata konfirmuan se Serbia dhe Rusia kanë marrëdhënie shumë të mira në të gjitha fushat e bashkëpunimit.
Vuçiç dhe Medvedev, biseduan edhe për krizën e shkaktuar nga pandemia, por edhe për mënyrat që të dyja vendet të bashkëpunojnë për atë çështje, tha zyra e Vuçiç, raporton Tanjug.
Presidenti i Serbisë falënderoi Federatën Ruse për mbështetjen e vendit të tij në fillim të krizës së madhe shëndetësore dhe shtoi se zgjidhja e vetme e vërtetë për shpëtimin e njerëzve mund të ishte përdorimi masiv i vaksinës kundër COVID-19.