Vuçiç: BE do ta shpërblejë Kosovën me viza më 23 qershor

schedule13:47 - 14 Qershor, 2022

schedule 13:47 - 14 Qershor, 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, sot ka folur në një konferencë për media. Siç raporton ‘tanjug’, Vuçiç ka thënë se është duke pritur që më 23 qershor, Brukseli ta shpërblej Kosovën me liberalizim të vizave, gjë për të cilën Vuçiç thotë se s’ka asgjë kundër, raporton Express.

Ai ka thënë se vetëm do të pres e të shoh se si Evropa do të arsyetojë një vendim të tillë për liberalizimin e vizave për Kosovën, meqë sipas tij, Kosova “s’po bën asgjë në dialog”, dhe se “ka ndaluar zgjedhjet”.

“Por unë dua vetëm të shoh se si do të shpjegojnë, do t’i shpërblejnë ata që nuk bënë asgjë në dialog, që ndaluan zgjedhjet, që konfirmuan në incidentet e përditshme se nuk e meritojnë besimin e bashkësisë ndërkombëtare”, ka shtuar Vucic./GazetaExpress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!