Shuhet në moshën 75-vjeçare gazetari i njohur sportiv Nexhat Gjuzi. Mësohet se ai ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Gjuzi lindi në Kavajë më 13 shtator të vitit 1946. Vitet e para të karrierës ia kushtoi gazetarisë dhe deri në vitin 1990 shquhej si një nga gazetarët më të mirë sportivë të kohës.
Ai ka qenë gazetari i të vetmes gazetë sportive në Shqipëri para kësaj periudhe. Gjuzi njihej edhe si një ndër themeluesit e Shoqatës së Intelektualëve Myslimanë.
Më pas karriera e tij mori një tjetër drejtim. Gjuzi shërbeu në disa poste të rëndësishme shtetërore në Kuvendin e Shqipërisë, në Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe Komitetin e Kulteve.
Familja ka njoftuar se përcjellja e tij për një banesën e fundit do të bëhet nesër nga shtëpia e tij në zonën e 9-katsheve në Tiranë, në orën 13:00. m.v/abcnews.al