Vuante nga koronavirusi, trajneri i Premier League humbet njeriun e zemrës

schedule14:39 - 28 Maj, 2020

schedule 14:39 - 28 Maj, 2020

Dean Smith ka humbur një nga personat më të dashur. Babai i trajnerit të Aston Villa, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Ron Smith ishte infektuar me COVID-19 dhe po luftonte me virusin vdekjeprurës prej katër javësh.

Ai nuk ia doli ta fitonte këtë betejë dhe mbylli sytë përgjithmonë. Klubi i Premier League ka ngushëlluar në rrjetet sociale trajnerin për humbjen e babait të tij, i cili ishte një tifoz i zjarrtë i Aston Villa.

Njoftojmë me pikëllim të thellë se Ron Smith, babai i trajnerit tonë aktual Dean, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Ron u infektuar me koronavirus para katër javëve dhe vdiq pas një kohë të shkurtër në spital.

Mendimet e ne të gjithëve janë me Dean dhe familjen e tij në këto momente. Ju kërkojmë me mirësjellje të respektoni privatësinë e familjes“, lexohet në komunikatën e klubit nga Birmingemi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!