Vuante nga depresioni, vetëvritet sulmuesi i River Plate

schedule09:35 - 7 Shkurt, 2021

schedule 09:35 - 7 Shkurt, 2021

Një lajm shumë i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm nga Argjentina, ku Santiago Garcia është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij. Sulmuesi nga Uruguai aktualisht ishte pjesë e futbollit argjentinas ku lunte e skuadrën e Godoy Cruz.

Pranë tij u gjet edhe një armë zjarri dhe mësohet se policia ka dalë në përfundimin e 30-vjeçari ka vrarë veten. Policia kishte shkuar në shtëpinë e Garcias për të hetuar, pas lajëmrimit të familjarëve të tij, që nuk e kontaktonin dot prej tre ditësh.

Vetëvrasja e tij dyshohet të ketë ndodhur për shkak të depresionit, prej të cilit së fundmi e kishte mënjanuar futbollin dhe po kurohej për t’u kuruar nga sëmundja e rrezikshme.

Garcia ka bërë karrierë të pasur kryesisht në Amerikën Latine, ku ka luajtur me ekipe si River Plate në Argjentinë apo Club Athletico Paranaense në Brazil. Ëndrrën europiane ai e pati plotësuar te Kasimpasa në Turqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!