Karakteristikat qetësuese të bimëve të ndryshme si kamomili, valeriani dhe livanda, janë të njohura prej shekujsh dhe mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë. Kërkimet moderne gjithashtu konfirmojnë që konsumimi i pijeve bimore para gjumit sigurojnë një gjumë të qetë.
Kamomili
Kamomili njihet si një pije qetësuese dhe relaksuese. Kjo është për shkak të një antioksiduesi që përmban, apigenin, një substancë që lidhet me receptorët specifikë në tru dhe i atribuohen efekte anti-inflamatore dhe anksiolitike, ndërsa duket se ndihmon gjithashtu në luftën e pagjumësisë.
Valeriani
Valeriani është është përdorur për shekuj me radhë për të luftuar pagjumësinë, nervozizmin dhe dhimbjet e kokës. Rrënja e saj e tharë shpesh përdoret si zierje.
Livando
Shumë njerëz e përdorin livandon për t’u qetësuar. Ka hulumtime që tregojnë se vaji i livandës mund të luftojë stresin dhe të përmirësojë cilësinë e gjumit. /abcnews.al