Pagjumësia është një gjendje që prek shumë njerëz. Për këtë vijnë në ndihmë shumë metoda natyrale. Eksperti i bio-mjekësisë, Zef Gjeta thotë se ata që vuajnë nga pagjumësia, duhet të konsumojnë çajra të ndryshëm para gjumit, por duhet gjithashtu edhe të shmangin veprime që iu shkaktojnë stres.
Sipas tij, është i nevojshëm bërja e një dushi para gjumit.
“Duhet të bëjmë një dush para se me fjetur. Është e nevojshme kur njeriu ka këtë gjendjen e stresit, të rrijë pak në dush. Ka të bëjë shumë edhe ambienti i gjumit, dysheku dhe sidomos jastëku është i rëndësishëm. Lartësia dhe butësia e tij ndikojnë shumë. Nëse nuk ndihemi mrië para gjumit të fusim këmbët në ujë të ngrohtë me uthull. Rol luajnë edhe çajrat, më mirë është pa ëmbëlues pasi ndikojnë për gjumë më të rehatshëm. Duhet të kemi çajin me gjethet e ullirit dhe murrizin e përzier, çaj rigon me pak xhinxher, edhe lulen e blinit dhe çajin balsamik. Nëse shtojmë edhe tretësirë valeriane që na ndihmon në relaksim.”, u shpreh ai./abcnews.al