Ç’duhet të bëni nëse vuani nga pagjumësia, gjërat që s’duhet t’i shmangni para se të shtriheni

schedule19:07 - 2 Qershor, 2020

schedule 19:07 - 2 Qershor, 2020

Ka disa arsye pse nuk mund të keni gjumë gjatë natës dhe stresi është një nga më të rëndësishmet. Por, ekzistojnë disa mënyra natyrale që na ndihmojnë ta shmangim këtë dhe të kemi një gjumë më të qetë.

Pini çaj bimor – Këto lloje çajrash janë të njohura për vlerat e tyre qetësuese, pasi parandalojnë zgjimin e parakohshëm dhe me humor të keq.

Pini qumësht të ngrohtë në darkë – Për shkak të efekteve qetësuese fale typtophani-it që përmban, qumështi ju ndihmon të bëni një gjumë të mirë. Gjithashtu, mund t’i shtoni edhe një lugë mjaltë.

Para se të flini merruni me diçka tjetër më parë – Mund të lexoni një libër apo të shihni diçka në televizor. Në këtë mënyrë do ju zërë gjumi më lehtë.

Bëni dush me ujë të ngrohtë – Nuk ka gjë më të mirë sesa një dush me ujë të ngrohtë para gjumit. Ai do t’ju çlodhë dhe sytë do iu mbyllen më lehtësisht.

Përdorni aromën e livandës – Livanda njihet për vetinë qetësuese dhe relaksuese. Hidhni pak aromë nëpër jastëkë ose përdoreni për masazhe trupore vajin e kësaj bime. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!