Vuani nga këto 4 sëmundje të rënda? Ja numri hapava që duhet të bëni në ditë për të larguar rrezikun

schedule15:37 - 22 Shtator, 2023

schedule 15:37 - 22 Shtator, 2023

Obeziteti, problemet me gjumin, presioni i lartë i gjakut dhe depresioni mund të shmangen nëse arrijmë një objektiv prej 8 200 hapash në ditë.

Këto janë fakte të zbuluara nga një studim i ri i publikuar nga Nature Medicine, i cili madje thekson se rritja e këtyre hapave mund të ofrojë edhe më shumë përfitime.

Ekipi hulumtues nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Vanderbilt në SHBA u kërkoi më shumë se 6 000 pjesëmarrësve të mbanin gjurmues aktiviteti për të paktën 10 orë në ditë.

Rreth 6 kilometra në ditë, që përkthehet në 8 200 hapa, kontribuan në parandalimin e këtyre katër sëmundjeve të rëndësishme.

Nëse bëni pothuajse dyfishin e hapave, mund të parandalojë obezitetin me 64% te njerëzit që janë tanimë mbi peshë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!