Vuani nga kanceri në zorrën e trashë? Mjekja nutricioniste tregon ushqimet që duhet të konsumoni

schedule10:46 - 12 Shkurt, 2021

schedule 10:46 - 12 Shkurt, 2021

Kanceri i zorrës së trashë është një nga sëmundjet më të përhapura kohët e fundit.  Prandaj personat që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të bëjnë kujdes në shumë aspekte, ku më kryesori është ushqime.

E ftuar në emisionin “Abc-ja e Mëngjesit”, mjekja nutricioniste, Albana Daka ka dhënë ditën e sotme disa këshilla se çfarë ushqimesh duhet të shmangen apo konsumuar, veçanërisht për ata që janë në proces kurimi.

Ka një regjim të personalizuar për këta persona, është disi i personalizuar. Por në fazën e parë të kimioterapisë fokusohemi te ushqimet e buta. Si proteina, që ndihmon te rigjenerimi dhe mund ta marrim te buka e bardhë dhe e butë, te bulmetrat, perimet me një sasi jo shumë të madhe fibrash, kryesisht perime në trajt pureje, frutat po ashtu, pulërat apo peshku në avull. Duhet të sigurohemi nëse personi ka nivel të mirë të kalçiumit, nëse jo duhet t’ja japim atë. Nuk duhet të ketë asnjë lloj sheqeri në sasinë e tij. Zero niveli sheqerit dhe lëngjet e frutave të blera nuk duhen, duhet t’i bëjmë në kushte shtëpie.

Antioksidantët e marrë nga perimet dhe frutat dhe vitamin D se stimulon në personat që kanë hequr një masë malinje”, tha ndër të tjera ajo. l.k/abcnews.al

Më poshtë do të gjeni edhe tre vaktet ushqimore të ditës të sugjeruara për të sëmurët, që vuajnë nga kanceri i zorrës së trashë:

l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!