Fati këtë herë nuk është me Kesla, pasi Laçi nga gjuajtja e penalltive ia ka dalë të kualifikohet në një ndeshje maratonë që u mbyll 0-0 pas 120 minutave. Hero një portier, i cili priti penalltinë e fundit të azerëve dhe ia doli t’i jepte kurbinasve kualifikimin.
NDESHJA – Një përballje interesante, me Laçin që në 45 minutat e para ishte më kërkues dhe mund të kishte shënuar me Xhixhën. Edhe vendasit rrezikuan me një roveshatë, por portieri Alen Sherri e mbrojti katërkëndëshin e tij.
Në fraksionin e dytë të lojës kurbinasit nisën të ndjejnë lodhjen, ndërkohë që kartoni i kuq i Lucas Ramos në minutën e 72-të i komplikoi gjërat edhe më shumë. Keshla goditi shtyllën dhe rrezikoi në dy tre momente me krosimet në zonë.
0-0 koha e rregullt, ndërsa në shtesë Laçi vijoi të qëndronte i tërhequr. Kesla tentoi shpesh me goditjet standarde, por gjuajtjet e tyre ishin të pasakta. Laçi nga ana tjetër mund të kishte shënuar në fund me Nëabueze. Gjithsesi nuk ia doli dhe 120 minutat u mbyllën 0-0.
PENALLTITË – Nëabueze hapi serinë e penalltive, për t’u pazuar më pas nga Lushkja, Donald Rapo, Mazrekaj dhe Ignjatovic, që të gjithë të saktë. Qyrtymov i Kesla, i fundit, nuk shënoi dhe kurbinasit siguruan u kualifikuan në turin e dytë të Europa League.