Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, Dom Gjergj Simoni. Ai lindi në vitin 1933 në qytetin e Shkodrës dhe ishte ndër meshtarët e parë që u shugurua nga Vatikani dhe ka shërbyer në disa famulli.
Dom Gjergj Simoni është autor i librave të ndryshëm, ndërsa gjatë diktaturës komuniste u burgos, pasi nisi beteja e regjimit kundër fesë.
Në hetuesi por edhe në sallën e gjyqit ai deklaroi me guxim asokohe se udhëheqja komuniste ishte tradhtare e kombit. Dom Gjergj Simoni është i fundit, i cili ka përjetuar torturat e komunizmit. Ai u dënua pas 9 muajve hetuesi për agjitacion e propagandë, me 10 vite burg, të cilat i vuajti në Ballsh, Spaç e Qafë-Bari.
Dom Gjergji u dënua për poezitë e tij, të cilësuara “armiqësore”. Së fundmi ai u njoh edhe me dosjen e Sigurimit të Shtetit.
Poezia për të cilën u dënua: “Kangët që i pluhnoj vetëm koha”
Kangët e mija janë ato që i pluhnoj vetëm koha,
Por ato do të dijnë të dalin në dritë nji ditë
Jam i sigurt se do të ketë njerz’ e nxanësa nëpër shkolla
Që do t’i çpluhnosin, pse kët’çast kan’ pritë
g.v/abcnews.al