Paulo Dybala ka kryer një gjest shumë të bukur. Ylli i Juventusit nuk e harron kurrë vendlindjen e tij dhe ka vendosur të ndihmojë bashkëpatriotët në betejën kundër koronavirusit. 26-vjeçari e provoi ndjesinë e infektimit me COVID-19, bashkë me të fejuarën e tij, Oriana Sabatini.
Të dy e kaluan për fat të mirë dhe sot gëzojnë shëndet të plotë. Dybala është solidarizuar me personat që po vuajnë dhe ka vendosur të ndihmojë spitalet e Cordoba dhe Laguna Larga, aty ku ka lindur. Gjesti është zbuluar nga vëllai i tij, i cili flet për Cadena 3.
“Paulo ka dhuruar 12 milion pesos (rreth 160 mijë euro) për blerjen e pajisjeve të nevojshme spitalore, që do të ndahen në spitalet e Cordobës së tij. Pajisjet janë blerë dhe shumë shpejt do të mbërrijnë në destinacion“, deklaron Gustavo Dybala. /abcnews.al