“Vuajtëm shumë, treguam karakter të madh”, flasin Busquets e Azpilicueta

schedule21:37 - 28 Qershor, 2021

schedule 21:37 - 28 Qershor, 2021

Spanja ka arritur të fitojë pas një ndeshje të gjatë 120 minuta dhe të mbushur me drama ndaj Kroacisë me shifrat 3-5, në Kopenhagen. Pas betejës për mediet foli Sergio Busquets, i cili u shpall edhe njeriu i ndeshjes për këtë sfidë.

“Kishim raste për ta mbyllur ndeshjen shumë më herët, por treguam karakter gjatë gjithë kohës. Kur Kroacia ndryshoi rreshtimin, ata vërshuan në zonën tonë dhe ne nuk arritëm të sistemoheshim shpejt.

 

Fatkeqësisht Olmo nuk e shënoi atë rast për 4-1 para dy golave të tyre në fund. Por në përgjithësi jam aq i kënaqur me rezultatin dhe mënyrën sesi u sollëm në kohën shtesë, si dhe faktin që jemi në çerekfinale.

Unai Simon e di shumë mirë se ne kemi besim maksimal te ai. Goli ishte fat i keq, por mentaliteti i tij është i brishtë. Gjithsesi qëndroi ambicioz dhe e tregoi atë më pas. Ishte shumë i sigurt pas golit dhe bëri disa pritje të mëdha”, tha mesfushori i Barcelonës.

Pas tij për mikrofonat e medieve u shfaq edhe kampioni i Europës me Chelsean dhe autori i golit të dytë për Spanjën, Cesar Azpilicueta, që pranoi se ishte një ndeshje shumë e vuajtur.

“Kemi vuajtur shumë. Në këtë turne kurrë nuk kishim qenë në disavantazh gjatë ndeshjes dhe sot arritëm ta thyejmë atë akull ndaj nënkampionëve të Botës. Kroacia na shënoi dy gola në shtatë minuta, por ne ishim superiorë në kohën shtesë dhe e merituam të kualifikoheshim në çerekfinale”, tha ai. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!