Vuaj nga ankthi, por po më ndihmon në përmirësimin e vetes

schedule12:48 - 12 Shkurt, 2021

schedule 12:48 - 12 Shkurt, 2021

Nga Christine Coppa – The Healthy

Jam diagnostikuar me çrregullim paniku 20 vjet më parë, në moshën 19 vjeçare. Shumë shpejt mësova se trajtimi i ankthit kërkon një plan mirëmbajtjeje për jetën. Sulmi i parë i panikut erdhi nga askënd. Më la pa frymë dhe të frikësuar në banesën ku jetoja, dhe ndihesha e pafuqishme. Nuk jam saktësisht e bindur se nga buron ankthi im, por jam mësuar ta trajtoj si një lloj tipari karakteri. Jam shpirtlirë, e qeshur, kreative dhe e shqetësuar. Duke qenë se kam ankth dhe çrregullime paniku, pavarësisht marrjes së ilaçeve më duhej të gjeja një mënyrë  për të pasur jetën time të dikurshme. Mund të duket e çuditshme, por ankthin e kam vënë në shërbimin tim dhe kjo gjendje më ka bërë një person më të shëndetshëm.

Sipas Shoqatës së Ankthit dhe Depresionit të Amerikës, çrregullimet e ankthit janë sëmundja më e zakonshme mendore në Shtetet e Bashkuara, duke prekur 40 milionë  të rritur në SHBA nga mosha 18 vjeç e sipër. Për më tepër, gratë kanë dy herë më shumë gjasa të preken sesa burrat. Çrregullimet e ankthit zhvillohen nga një grup kompleks i faktorëve të rrezikut, duke përfshirë gjenetikën, kiminë e trurit, personalitetin dhe ngjarjet e jetës, informon abcnews.al.

“Ankthi mund të jetë një tipar pozitiv. Dikush që shqetësohet për të qenë në kohë ose për të performuar në një nivel më të lartë, shpesh shkëlqejnë në aspekte të ndryshme të jetës, si profesionalist ashtu dhe personalisht”, thotë Megan Schabbing, drejtore e Shërbimeve të Urgjencës Psikiatrike në OhioHealth në Columbus, Ohio.

Ajo shton se dihet që ankthi shkakton mendime të tepërta shqetësuese, por edhe mund ta ndihmojë një person që të arrijë një nivel më të lartë.  Ajo që duhet të bëni kujdes, është që ankthit të mos u bëjë të veproni sipas planeve madhështore ose ta përdorni si një justifikim për sjelljen tuaj të keqe.

Kryesorja është që së pari të kërkoni trajtim mjekësor, sepse ilaçet dhe terapia mund të luajnë një rol të madh në menaxhimin e ankthit.

Ankthi më bëri që të ushtrohesha

Si shumë njerëz, ankthi dhe mua më bëri të ndjehem e mërzitur dhe e energjizuar. Unë veproj kështu: lë trupin tim të stërvitet ndërsa mendja ime fluturon duke menduar për gjithçka.

Pavarësisht nëse jam në punë, shtëpi ose në praktikën e futbollit të fëmijës tim, ekziston gjithmonë një mënyrë e shëndetshme për të kanalizuar ankthin. Nëse jam duke punuar, mund të kap shishen time të ujit dhe shkoj në kuzhinë. Nëse jam në shtëpi, ushtrohem me biçikletën e stërvitjes, dal shëtitje me qenin ose dal të hedh plehrat. Lëvizja lehtëson ankthin dhe është e mirë për shëndetin tim të përgjithshëm, duke më mbajtur në formë.

Ankthi më ka bërë më kreative

Kur djali im 12-vjeçar ishte më i vogël, unë lehtësoja ankthin duke ndërtuar Legot. Përqendrimi im në ato tulla të imëta dhe të ndritshme, më shpërqendronte dhe më qetësonte. Por tani, më vjen turp të them se kam libra për të ngjyrosur, ku ulem në banakun e kuzhinës time dhe nis nga puna. Gjithashtu shkruaj, pikturoj me bojëra uji dhe kaloj kohën duke rregulluar dollapin tim dhe raftin e librave.

“Angazhimi në një aktivitet qetësues si thurja ose ngjyrosja është jashtëzakonisht i dobishëm. Lëvizjet e përsëritura, të ushtruara gjatë një projekti arti, relaksojnë qendrën e frikës së trurit“, thotë  Dr. Schabbing, e cila gjithashtu rekomandon mbajtjen e një ditari për punët e shtëpisë, informon abcnews.al.

“Kryesorja është që, kur mbani trurin tuaj të mbushr me aktivitete dhe mendime të tjera, ankthi nuk është në gjendje të marrë kontrollin e mendjes tuaj. Ushtrimi mund të luftojë ankthin, sepse ndihmon në shpërqendrimin e një personi dhe siguron rrugëdalje për të çliruar stresin në mënyrë pozitive”, thotë Dr. Schabbing. Plus, stërvitja shkakton çlirimin e endorfinës, të cilat aktivizojnë receptorët e opiumit të trupit, duke shkaktuar një efekt analgjezik.

Luftimi i ankthit më përmirësoi shëndetin

Për 20 vitet e fundit e kam menaxhuar ankthin me ilaçe, terapi bisedosh, rrugë krijuese dhe me metoda natyrale. Meqenëse ka prova që acidet yndyrore omega-3 mund të lehtësojnë ankthin, unë i përfshij ato në dietën time.

Ushqimet, si toni, salmoni, arrat dhe fara e lirit e mbajnë dietën time në rregull dhe më inkurajojnë të planifikoj vaktin; Gjithashtu marr masa proaktive për të hequr ankthin në mbrëmje duke përdorur një shpërndarës vaji në dhomën time të gjumit.

Livandoja mund të ndërveprojë me neurotransmetuesin GABA, duke ndihmuar në qetësimin e aktivitetit të trurit dhe sistemit nervor, zvogëlimin shqetësimit, duke e bërë atë një vaj ideal për t’u shpërndarë kur ndihem i shqetësuar, informon abcnews.al.

Ankthi më mësoi të kërkoja ndihmë

Një nga gjërat më të mira që bëra me veten time, ishte kërkimi i ndihmës profesionale. Ankthi dhe sulmet e panikut janë reale dhe dobësuese. Unë duhet të akordoja të gjithë njerëzit me qëllime të mira, duke ju thënë se gjithçka ishte në kokën time dhe më duhej vetëm një gotë verë për t’u çlodhur. Sapo i tregova mjekut problemet e mia, u regjistrova  për seanca me një terapist, fillova të fitoj kontrollin.

“Menaxhimi i ankthit duke  biseduar me një profesionit të fushës për ndjenjat tuaja, mund t’ju ndihmojë në shmangien e simptomave fizike dhe emocionale” thotë Dr. Schabbing.

Sigurisht, jeta nuk është fushë me lule, por duke pranuar ankthin si pjesë e asaj që unë jam, më ka ndihmuar të ndihem më pak si dikush me çrregullim ankthi dhe më shumë si një njeri normal që po bën limonadë me limonët e jetës./Përshtati nga The Healthy, e.b-abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!