Vritet ushtari në kufi, Armenia dhe Azerbajxhani sërish në prag të luftës

schedule16:12 - 25 Maj, 2021

schedule 16:12 - 25 Maj, 2021

Një ushtar armen u vra gjatë pasdites së sotme me orën lokale në kufirin me Azerbajxhanin duke rritur ndjeshëm tensionet mes dy vendeve, të cilët luftuan vetëm gjatë muaj më parë.

Ministria e Mbrojtjes së Armenisë njoftoi se ushtari 32-vjeçar mbeti i vrarë pas një sulmi nga forcat azere ndaj një poste kufitare në fshatin Verin Shorzha, raporton abcnews.al.

Bëhet fjalë për një zonë kufitare mes dy shteteve, të cilët pas luftës në Nagorni Karabakh janë duke delimituar kufirin mes tyre, gjë që nuk kishte ndodhur që prej rrënimit të Bashkimit Sovjetik.

Ngjarja në fjalë ka rikthyer tensionet me ushtritë që ndodhen ballë përballë pasi konflikti ka përfunduar vetëm pak muaj më parë me fitoren e azerëve dhe rekuperimin e pjesës më të madhe të Nagorni Karabakhut dhe largimit të forcave armene prej andej. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!