Masakrohet prostituta shqiptare në Itali

schedule20:50 - 7 Shkurt, 2021

schedule 20:50 - 7 Shkurt, 2021

Një grua shqiptare 47-vjeçe është vrarë në Itali ditën e sotme në një provincë në Milano. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.00.

Viktima është Luljeta Heshta, ndërsa sipas medieve italiane punonte si prostitutë. Po sipas medieve përtej Adriatikut, gruaja shqiptare kishte leje të rregullt qëndrimi në Itali.

Disa prej dëshmitarëve thanë se shqiptarja u godit disa herë me thikë nga  një person i veshur me rroba të zeza.

Pavarësisht ndihmës së parë me shpejtësi dhe dërgimit në spital, shqiptarja ndërroi jetë./ db/Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!