Vritet një zyrtar pro-rus, Kremlini: Sulm terrorist

schedule09:44 - 3 Shkurt, 2023

schedule 09:44 - 3 Shkurt, 2023

Një person ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në makinë në Energodar, në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës.

Lajmin e bëri të ditur Volodymyr Rogov, një anëtar i administratës rajonale pro-ruse në një mesazh në Telegram.

“Shpërthimi ishte aq i fortë sa u thyen xhamat e shtëpive deri në katin e nëntë”, shtoi Rogov, duke shpjeguar se viktima është punonjës i agjencisë për çështje të brendshme territoriale.

Për mediat ruse është një “sulm terrorist i kryer nga diversantë ukrainas që kanë goditur tashmë territorin e rajoneve të reja ruse”. Zaporizhzhia është ndër katër rajonet ukrainase të aneksuara nga Rusia pasi pushtoi vendin.

Kryetari i Melitopolit, Ivan Fedorov, cituar nga agjencia ukrainase UNIAN, raportoi se makina “i përkiste një bashkëpunëtor vendas, ish-polici Yevhen Kuzmin, i cili iu bashkua administratës së pushtuesve”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!