Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vritet një ushtar ukrainas nga bombardimet e separatistëve pro-rusë

schedule10:34 - 19 Shkurt, 2022

schedule 10:34 - 19 Shkurt, 2022

Ushtria ukrainase thotë se një ushtar është vrarë në një seri bombardimesh nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore të shtunën në mëngjes dhe se përshkallëzimi i dhunës këtë javë ngre shqetësime se Rusia mund të ndërmarrë veprime ushtarake.

“Gjatë bombardimeve, një ushtar ukrainas u plagos për vdekje nga një fragment predhe,” konfirmoi administrata ushtarake në Ukrainën lindore.

Ushtria ukrainase shkruan në faqen e saj në Facebook se ka regjistruar 19 shkelje të marrëveshjes së armëpushimit nga separatistët të shtunën në mëngjes, krahasuar me 66 raste në 24 orët e mëparshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!