Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vritet një tjetër gjeneral i lartë rus në Ukrainë

schedule13:08 - 26 Mars, 2022

schedule 13:08 - 26 Mars, 2022

Një tjetër gjeneral rus, gjenerallejtënant Yakov Rezantsev, është vrarë në një sulm, raporton BBC, përcjell abcnews.al.

Rezantsev ishte komandanti i ushtrisë së kombinuar të 49-të të Rusisë. Një zyrtar perëndimor thotë se ai është gjenerali i shtatë që vdes në Ukrainë dhe gjenerallejtënant i dytë, oficeri më i lartë i raportuar se është vrarë.

Mendohet se morali i ulët mes trupave ruse i ka detyruar oficerët e lartë të afrohen në vijën e frontit.

Mediat ukrainase raportojnë se gjenerali u vra në bazën ajrore Chornobaivka, të cilën Rusia e përdor si post komandimi dhe është sulmuar disa herë nga ushtria ukrainase. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!