Vritet një tjetër gazetar në Meksikë, gjendet i pajetë brenda makinës

schedule09:50 - 17 Nëntor, 2023

schedule 09:50 - 17 Nëntor, 2023

Një fotoreporter meksikan u vra të enjten nga një person i armatosur në Ciudad Juarez, në veri të Meksikës, në kufirin me SHBA, sipas autoriteteve lokale. Ndërkohë 5 gazetarë të tjerë janë vrarë në Meksikë që nga fillimi i vitit, sipas Reporters Sans Frontières (RSF).

Më shumë se 150 gazetarë janë vrarë në vend që nga viti 2000, ndërsa 28 të tjerë janë zhdukur, sipas të njëjtës organizatë joqeveritare. Viti 2022 ishte viti më vdekjeprurës për punonjësit e medias, me të paktën 13 vrasje të gazetarëve të regjistruara nga qeveria.

Trupi i gazetarit u gjet në automjetin që ai përdorte si shofer profesionist për një kompani transporti dixhital.

Shteti i Veracruz ka numrin më të madh të vrasjeve të gazetarëve (31) që nga viti 2000.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!