Vritet një grua dhe plagosen 16 persona nga një sulm raketor rus në Ukrainë

schedule19:02 - 15 Tetor, 2024

schedule 19:02 - 15 Tetor, 2024

Forcat ruse e kanë sulmuar qytetin Mikolaiv në Ukrainë me raketa S-300 të martën, duke e vrarë një grua dhe duke plagosur 16 njerëz, tha guvernatori rajonal Vitaliy Kim.

Kim shkroi në Telegram se sulmi shkaktoi dëme ndaj infrastrukturës civile, përfshirë ndaj një qendre tregtare, ndërtesave të banimit dhe veturave.

Ndërkohë, Mbrojtja Ajrore e Ukrainës tha se i rrëzoi 12 prej 17 dronëve me të cilët Rusia e sulmoi rajonet Mikolaiv, Kiev, Odesa, Poltava, Çernihiv, Kirovohrad dhe Çerkas.

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në drejtimin verilindor të Ukrainës, në Harkiv, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës të martën.