Vritet në Teheran një oficer i Forcave Quds të IRGC-së iraniane

schedule21:50 - 22 Maj, 2022

schedule 21:50 - 22 Maj, 2022

Korpusi elitar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) thotë se një nga oficerët e saj është vrarë në kryeqytetin Teheran nga persona të armatosur, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.

Ali Hashem i Al Jazeera tha se IRGC deklaroi të dielën se Hassan Sayyad Khodayari u vra nga armiqtë e revolucionit. Ai tha se Khodayari ishte një anëtar i Forcës Quds (e cila është përgjegjëse për operacionet e jashtme të IRGC-së) dhe se ai ka shërbyer në Siri vitet e kaluara.

IRGC, krahu ideologjik i ushtrisë iraniane, e identifikoi Khodayari si një kolonel.

Khodayari u vra me pesë plumba ndërsa kthehej në shtëpi pranë rrugës Mojahedin-e-Islam rreth orës 16:30 (11:30 GMT), sipas IRNA.

Agjencia publikoi fotografi që tregonin një burrë të rrëzuar në sediljen e shoferit në një makinë. Ai kishte gjak rreth jakës së këmishës dhe në krahun e djathtë.

Irani ka qenë një mbështetës kryesor ushtarak i regjimit sirian. Ajo ka dërguar mijëra luftëtarë në Siri dhe Irak për të luftuar kundër grupit ISIL (ISIS) nën Forcën Quds që mbikëqyr operacionet e huaja.

“Akt terrorist”

Në një deklaratë të postuar në faqen e tyre të internetit, IRGC denoncoi gjithashtu një “akt terrorist” që ata pretenduan se ishte kryer nga “elementë të lidhur me arrogancën globale”.

IRGC tha se ata filluan një hetim për të identifikuar “agresorin ose agresorët”.

Sulmi me motor ishte një kujtesë e vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh në nëntor 2020.

Të paktën gjashtë shkencëtarë dhe akademikë iranianë janë vrarë ose sulmuar që nga viti 2010, disa prej tyre nga sulmues që hipnin në motoçikleta, në incidente që besohet se kanë shënjestruar programin bërthamor të Iranit, për të cilin Perëndimi thotë se ka për qëllim prodhimin e një bombe.

Irani e mohon këtë, duke thënë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore dhe ka denoncuar vrasjet e shkencëtarëve të tij si akte “terrorizmi” të kryera nga agjencitë e inteligjencës perëndimore dhe Mossad-i izraelit. Izraeli ka refuzuar të komentojë akuza të tilla.

Çfarë janë forcat “QUDS” të Iranit dhe si funksionojnë ato?

Forcat “QUDS” janë regjimenti special i Gardës Revolucionare të Iranit, e cila u ngrit në vitin 1979 për të mbrojtur revolucionin islamik dhe është nën drejtimin ekzekutiv të Ajatollah Khameneit dhe jo Presidentit të Republikës apo ministrit të Mbrojtjes.

“QUDS” përdoren kryesisht për operacione specialë, ushtarake apo inteligjence jashtë territorit të Iranit në shërbim të interesave të këtij shteti.

Ato përfaqësojnë shtetin e Iranit në raport me njësitë e tjera të armatosura, siç janë për shembull Hezbullahu apo milicët shiit në Irak dhe Siri. Forcat “QUDS” kryejnë zakonisht operacione ekstra ligjore sa herë që ka nevojë për të ndërhyrë.

Drejtimi
Forcat “QUDS” drejtohen nga Qasim Suleimani, i cili njihet edhe si “Zoti i Luftës” në Lindjen e Mesme, pasi me forcimin e krahut iranian në Irak dhe sëfundmi në Siri, ai udhëheq operacionet ushtarake në të gjithë zonën përmes forcave “QUDS” dhe milicëve shiit, shkruan abcnews.al.

Kush është Qasim Suleimani

Qasim Suleimani është një burrë 61 vjeçar, babai i pesë fëmijëve.

Ai filloi të punonte në ndërtim që në moshën 13 vjeçare për të ndihmuar familjen e tij në Iranin jugor.

Revolucioni islamik i vitit 1979 në Iran e gjeti atë 22 vjeç. Me zellin e moshës dhe bindjet e tij, ai iu bashkua Gardës Revolucionare që u ngrit për të mbrojtur revolucionin e ajatollahëve.

Ai mori drejtimin e Gardës Revolucionare në fund të luftës Iran-Irak në vitin 1988 para se të bëhej drejtuesi i Forcave Speciale të saj, pikërisht ato “Kuds”.

I përkushtuar tërësisht për mbrojtjen e Republikës Islamike, ai është cilësuar si një “martir i gjallë” në vitin 2005 nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Suleimaini është akuzuar nga SHBA-të në vitin 2008 se ishte personi përgjegjës për trajnimin dhe armatosjen e militantëve shiit në Lindjen e Mesme kundër forcave amerikane në Irak.

“Ai mbështet lëvizjen palestineze Hamas si edhe ka armatosur lëvizjet shiite në gadishullin arabik. Soleimani ka lidhje edhe në Turqi dhe e gjitha kjo ka tërbuar monarkitë arabe në Gjirin Persik. Qaseeim Suleimani imponon vullnetin e Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme”, shkruante “The World” në vitin 2017 për të.

“E njeh Sirinë si xhepin e tij dhe ka një njohuri shumë të mirë për Irakun”, tha një burim diplomatik për AFP disa vjet më parë.

Për më tepër, “ai është jashtëzakonisht i respektuar nga njerëzit e tij falë karrierës dhe karizmës së tij”, vijon AFP.

Në vitin 2011, një zyrtar i lartë amerikan i intervistuar nga “Guardian” e krahasoi atë me “Keyser Söze”, heroi i “The Usual Suspects”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!