Vritet në një sulm me bombë Myftiu i Damaskut

schedule22:24 - 22 Tetor, 2020

schedule 22:24 - 22 Tetor, 2020

Myftiu sunit mysliman i provincës së Damaskut në Seri, Sheik Mohammed Adnan al-Afyouni , u vra në një sulm me bombë sot, njoftoi agjencia zyrtare siriane e lajmeve Sana, duke denoncuar një sulm “terrorist”.

Sipas Sana, bomba ishte vendosur në automjetin e myftiut, i cili ndodhej në zonën Kunchaya, në pjesën veriperëndimore të provincës.

Myftiu humbi jetën kur makina e tij “u vu në shënjestër me një mjet shpërthyes” në fshatrat e kryeqytetit sirian të shkatërruar nga lufta, njoftoi media shtetërore.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani tha se myftiu kishte pësuar dëmtime serioze nga shpërthimi dhe për pasojë humbi jetën.

Ministria siriane e Trashëgimisë, e përshkroi Myftiun si “një nga studiuesit kryesorë të Sirisë dhe botës Islamike”, raportoi Sana.

Al-Afyouni konsiderohej i afërt me Presidentin Bashar al-Assad. Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, ky udhëheqës fetar ka luajtur një rol kryesor në marrëveshjet midis qeverisë dhe rebelëve për t’i dhënë fund luftimeve në provincën e Damaskut në vitet e fundit.

Nga lufta në Siri janë vrarë më shumë se 380,000 njerëz që nga viti 2011.

Konflikti që shpërtheu nga shtypja e një kryengritje popullore kundër regjimit të Damaskut u kthye në një luftë katastrofike në të cilën ishin përfshirë shumë aktorë rajonalë dhe ndërkombëtarë si dhe grupe xhihadiste. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!