Vritet me thikë një grua në Suedi

schedule10:51 - 7 Korrik, 2022

schedule 10:51 - 7 Korrik, 2022

Një grua rreth 60 vjeç, është vrarë me thikë gjatë një konvente kombëtare të politikanëve në Suedi. Krimi u krye nga një burrë 33-vjeçar, i cili u bllokua menjëherë nga një kalimtar dhe më pas u arrestua, shkruan Reuters.

Sipas mediave lokale, sulmuesi është i lidhur me një grup neo-nazist, “Lëvizja e Rezistencës Nordike”. Sulmi ndodhi në ishullin Baltik të Gotland. Gruaja, e cila u qëllua në gjoks u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë pak kohë më pas.

Festivali politik njëjavor është një ngjarje vjetore që tërheq turma mijëra njerëz ndërsa politikanët mbajnë fjalime.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!