Vritet me thikë murgu i një Manastiri në Bosnjë

schedule12:36 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 12:36 - 8 Dhjetor, 2020

Një murg në Bosnjë është gjetur i pajetë në manastirin e një fshati ku dhe shërbente. Mediat vendase bëjnë me dije se murg u gjet i vdekur në manastirin e fshatit Glogovac me plagë në trup të shkaktuara nga përdorimi i thikës.

Si pasojë e plagëve të marra murgu nuk ka mbijetuar. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Sipas informacioneve jozyrtare, dyshohet se Murgu është goditur me thikë në gjoks. Sipas mediave policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe për kapjen e tij.

Ndërkohë në një reagim zyrtar në faqen e Manastirit bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të hënës.

 “Në mosbesim dhe pikëllim, ne informojmë të gjithë njerëzit e Manastirit të Glogovacit se një autor i panjohur vrau At Stefanin, një murg i vjetër i Manastirit të Glogovacit, me një thikë në mbrëmjen e 7 dhjetorit. Të gjitha detajet i këtij krimi të tmerrshëm do të shpallet më vonë si dhe do të bëhet e ditur koha e varrimit të murgut martir Stefan” , thuhet ndër të tjera në njoftim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!