Vritet me armë zjarri një 29-vjeçar në Tiranë

schedule07:23 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 07:23 - 14 Dhjetor, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në Tiranë. Mësohet se gjatë një konflikti të çastit mes dy personave, një prej tyre ka qëlluar me armë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur 29-vjeçari Jurgen Duka, i cili ka ndërruar jetë më pas në spital.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”, ndërsa dyshohet se dy të përfshirët në konflikt kanë qenë në gjendje të dehur. Mësohet po ashtu se autori është larguar nga vendi i ngjarjes. /

NJOFTIMI

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.

Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.

Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje.

Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!