Vritet me armë zjarri 29-vjeçari në Tiranë, viktima i dënuar më parë

schedule08:41 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 08:41 - 14 Dhjetor, 2021

Një i ri u vra pak pas mesnate në Tiranë. Konflikti që përfundoi në mënyrë tragjike pas mesnate në kryeqytet nisi në një market. Viktimë mbeti 29-vjeçari Jurgen Duka (Mëziri). Dyshohet se viktima bashkë me shokun e tij, O. D. kanë hyrë në një market dhe pas një debati kanë nisur një konflikt me një person tjetër të pa identifikuar. Ky i fundit ka qëlluar me armë dhe nga plagët e marra ndërroi jetë te Trauma Jurgen Duka.

Sipas policisë, nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminale. Ai ka qenë i dënuar për falsifikim të monedhave dhe në vitin 2016 Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burg.

Ndërkohë, 29-vjeçari ka pasur edhe dënime të tjera për vepra të ndryshme penale. Konkretisht, Jurgen Duka ka qenë i dënuar edhe për heqje të paligjshme të lirisë dhe përndjekje në vitin 2017, për të cilat është dënuar me 4 muaj burg. Gjithashtu në vitin 2013 ka qenë i proceduar në gjendje të lirë për mashtrim dhe në vitin 2014 për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!