Një i ri rreth moshës 19 vjeç ka mbetur viktimë pas një sulmi me armë zjarri. Sipas policisë së Mitrovicës, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku”.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri”. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar”.
/ abcnews.al