Vritet mbështetësi i Putinit, zbulohen detaje nga sulmi në lokalin në Shën Petersburg

schedule08:37 - 3 Prill, 2023

schedule 08:37 - 3 Prill, 2023

Një shpërthim në një kafene në Shën Petersburg ka vrarë një mbështetës të njohur të Putin,  Vladlen Tatarsky si dhe ka plagosur mbi 30 të tjerë. Ngjarja ndodhi në Street Bar Cafe, rreth 1600 metra larg vijës së frontit në Ukrainë.


Siç raportojnë mediat e huaja, Vladlen Tatarsky (Maxim Fomin) ishte një mbështetës i zëshëm i luftës së Rusisë në Ukrainë. Menjëherë pas sulmit, një zyrtar kryesor rus drejtoi gishtin drejt Ukrainës, pa dhënë prova. Pretendimi u hodh poshtë nga Kievi.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar presidencial ukrainas, fajësoi terrorizmin e brendshëm rus për shpërthimin.

Mediat ruse thanë se Tatarsky po takohej me anëtarët e publikut dhe se një grua i dhuroi atij një statujë që me sa duket shpërtheu.

/abcnews.al