Kreu i vetëshpallur i Republikës Popullore të Donetskut, Alexander Zakharchenko ka mbetur i vrarë gjatë një shpërthimi në një lokal. Lajmi bëhet i ditur nga disa media ruse, sipas të cilave Zakharchenko ishte udhëheqës i separatistëve të mbështetur nga Rusia në Donetsk të Ukrainës lindore. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa disa ambulanca sipas agjencisë Interfax ndodhen në vendin e ngjarjes.
Rebelët e armatosur në rajonet Donetsk dhe Luhansk refuzojnë të njohin qeverinë e Ukrainës në Kiev. /abcnews.al