Vritet gruaja e parë dhe e vetme në byronë politike të Hamasit

schedule11:15 - 19 Tetor, 2023

schedule 11:15 - 19 Tetor, 2023

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë Jamila al-Shanti, e veja e bashkëthemeluesit të Hamasit Abdel Aziz al-Rantisi dhe gruaja e parë e zgjedhur në 2021 në Byronë Politike të organizatës.

Byroja politike është organi kryesor vendimmarrës i Hamasit. Jamila al-Shanti, e veja e bashkëthemeluesit të Hamasit, Abdel Aziz al-Rantisi, themeloi lëvizjen e grave në Hamas dhe u bë gruaja e parë e zgjedhur në byronë politike në vitin 2021.

Ndërkohë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka mbërritur në Izrael,  ai po zhvillon bisedime me liderët izraelitë dhe pritet të vizitojë vende të tjera në rajon

Ushtria izraelite thotë se ka goditur qindra objekte në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, duke synuar “infrastrukturën e Hamasit”. Gaza mbetet nën rrethim, me Izraelin që bllokon furnizimet ndërkufitare me ujë, energji elektrike dhe karburant.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!