Gazetari meksikan Pablo Morugares, autor i uebsajtit “Notisias” është vrarë me armë zjarri në një restorant.
Ai është gazetari i katërt i vrarë në Meksikë në vitin 2020. Policia konfirmoi se ai u vra në orën 1 të natës teksa ndodhej në një restorant së bashku me truprojën e tij, një agjent policie.
Ata u vranë nga një grup personash të armatosur të cilët duke u larguan vranë dhe një agjent të dytë policie.
Meksika konsiderohet një nga vendet më të rrezikshme për gazetarët me më shumë se 100 prej tyre të vrarë që nga viti 2000. Më shumë se 90 për qind e këtyre krimeve kanë mbetur pa autorë./abcnews.al